Të gjitha fotot e fundit të Celine Dion, kilogramët e humbur dhe meraku i fansave e kanë një shpjegim. Celine Dion është diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme neurologjike, të rrallë.
Bëhet fjalë për “Sindromën e Personit të Ngurtë”. Kjo sindromë i kthen njerëzit në statuja njerëzore dhe ndodh 1 në 1 milion raste.
SPS, siç quhet ndryshe sindroma i bën muskujt të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar. Deri në një moment të caktuar që lëvizja apo edhe e folura bëhet e pamundur.
Nuk ka kurë për SPS, por ka trajtime për të ngadalësuar përparimin e mëtejshëm.
Këngëtarja 54-vjeçare iu drejtua fansave të saj në një postim të përlotur në Instagram teksa zbuloi se kjo e ka detyruar të anulojë turneun e saj evropian.
Ajo shkroi: “Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që m’u desh kaq shumë kohë për të kontaktuar me ju. Më mungoni shumë të gjithë dhe mezi pres të jem në skenë dhe të flas personalisht me ju. Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. Kam një kohë të gjatë që po merrem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili prek 1 në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, tashmë e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur. Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar. Më dhemb t’ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt”.