E përmendi Radoiçiqin, Vuçiq i kundërpërgjigjet Kurtit

| 16 Maj 2024 | 14:25 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është kundërpërgjigjur në mënyrë indirekte kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë fjalimit në Samitit e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që u mbajt në Mal të Zi, ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar në Kosovë.

Vuçiq u shpreh se “dikush nuk ka çfarë flet për ekonomi, por vetëm jep ligjërata politike”.

“Do jetë shumë e lehtë për mua të përgjigjem në formë politike njerëzve këtu që nuk mund të thonë asgjë për ekonomi dhe nuk kanë thënë kurrë diçka në lidhje me këtë, por janë gjithmonë gati të japin ligjërata politike ndaj të gjithëve, jo vetëm mua. Do ishte e pakuptimtë, do bëjë më të mirën të shmang këtë”- tha Vuçiqi.

Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, nga ana e tij ka deklaruar se: “linjat e shpejta të jeshilta kanë kuptim pa njerëz të vegjël jeshil (little green man) prandaj pyes Serbinë që të dorëzojë Milan Radoiçiqin dhe paralimtarët tjerë që vranë zyrtarin policor Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023”. /Kallxo

Të ngjashme