Dje rreth orës 18:55 në Fushë Kosovë një i dyshuar mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull duke e lënë të plagosur, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë ku është konfirmuar se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Me urdhër te gjykatësit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar tri arme, 5 fishekë dhe një sasi e substancave narkotike.