Albert Quni, është punësuar në ministrinë që udhëhiqet nga vëllai i tij, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.
Këtë e ka konfirmua për Gazetën Insajderi, vetë ministri Quni. Ai ka thënë se vëllai i tij është punësuar si shoqërues i tij.
“Po është e vërtet, është shoqërues. Është në dispozicion 24 orë, është mbrojtje e afërt”, ka thënë shkurt për Insajderin, Quni.
Ky nuk është punësimi i vetëm familjarë që është bërë në Qeverinë Kurti. Familjarë të tjerë të punësuar, nëpër ministri janë edhe Diellëz Arifi, motra e Atdhe Arifit, aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje.
Arifi është emëruar asistente e zëvendësministrit të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi.
Përvec, Arifit në qeverinë Kurti është rehatuar edhe djali i axhës së deputeti të Vetëvendosjes, Sali Zyba.
Drilon Zyba është emëruar asistent personal i Ministres së Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ministrja që vije nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ky nuk është punësimi i vetë i familjarëve të deputeteve të Vetëvendosjes.
Sami Uka, vëllai i deputetit, Fitim Uka, është emëruar si këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Edhe ministria e Shëndetësisë drejtohet nga Lëvizja Vetëvendsoje.
Këtij karvani të emërimeve partiake i bashkëngjitet edhe një i afërm i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, Gëzim Sveçla.
Sveçla është punësuar si shofer i zëvendëskryeministrit të dytë të Qeverisë Kurti, Haki Abazi.