Robert dhe Patris Berisha kanë rrëfyer se si janë pajtuar me njëri-tjetrin, pas sherrit të shumëpërfolur që patën, për shkak të ish-bashkëshortes së Patrisit, këngëtares Tuna Sejdiu.
Ata u shprehën se tani kanë bërë paqe dhe harxhojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Patrisi tregoi se ishte ai personi që e mori hapin i pari për tu pajtuar me të vëllain. “
“Unë e marr hapin i pari. Lëshoj pe gjithmonë, jo vetëm me vëllain,”- është përgjigjur Patrisi.
Në program, Patrisi pranoi se tashmë nuk është më me Tunën.
Por gjithsesi, ai shtoi se nuk është as beqar dhe se lidhja mes tyre është shumë e komplikuar.
“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë. Tash vetëm me e-mail komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë,”- u shpreh Patrisi në një emision televiziv.