Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm.
Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është Albini, mund të jenë të dëmshëm siç është Albini, mund të jenë të dhunshëm siç është Albini, mund të jenë pa ide siç është Albini, mund të jenë të mërzitshëm siç është Albini, mund të qëllojnë demagogë siç është Albini, mund të jenë poetë të dështuar siç do donte të ishte Albini, mund të jenë delirantë siç është Albini.Shkruan: Ben Blushi
Të gjitha këto kanë ndodhur dhe do ndodhin.
Mirëpo popujt e gjejnë zgjidhjen.
Ata i zbojnë Albinëët nga qielli i tyre njëlloj si korbat.
Kur e kuptojnë se korbat nuk ikin, popujt largojnë ushqimin e tyre kryesor : insektet.
Prandaj them se ikja e Albinit nuk është më diçka që i duhet lënë atij në dorë.
Albin Kurtit i duhet hequr ushqimi.Ikjen e Albinit e kanë në dorë ata që e krijuan Albinin : qytetarët e Kosovës.
Përveç shumë dëmëve që i ka bërë vendit të vet, Albin Kurti do mbahet mend se krijoi një lidhje fatale mes fjalës sekt dhe insekt.
Ai ka krijuar një albinsekt.
Albinsektet janë ushqimi i Albinit, ata e mbajnë të ndezur zemrën e tij të shuar, ata ia tundin krahët kur nuk fluturon dot, ata ia hapin sqepin kur duhet të kafshojë, ata ia ngarkojnë flatrat e urrejtjes me gurë, ata e shërojnë kur ai plagoset, ata ia pastrojnë kthetrat kur ai nxjerr sytë, ata qeshin kur ainuk ka cipë, ata ia rrahin rivalët me rrip, ata e quajnë hero meqë flet shqip, ata e çojnë nga rënia në gropë, ata nuk ndahen kur ai bëhet copë.
Por sot është dita që dhe albinsektet të bëjnë një bilanc.
Çfarë ka bërë Albin Kurti për pesë vjet?
Aktualisht në Evropë nuk ka asnjë shoqëri më depresive se Kosova.
Të varfërit po varfërohen, të pasurit po rrallohen.Mijëra njerëz ikin çdo ditë.
Bizneset po mbyllen.
Ekonomia është rrudhur dhe prodhimi është pakësuar.
Papunësia është më e larta në rajon.
Investime publike nuk ka.
Investimet e huaja janë një koncept i panjohur.
Bizneset e Kosovës po emigrojnë në Shqipëri.
Elita gjithashtu.Parlamenti ka shtatë muaj jashtë funksionit.
Qeveria nuk formohet dot dhe Albin Kurti është një kryeministër me mandat të skaduar.
Marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën janë në pikën më të ulët.
Me vendimin e djeshëm Amerika e ka shpallur Albin Kurtin de fakto non grata.
Raportet me Evropën janë të bllokuara prej dy vitesh.
Kosova është nën embargo.
Marrëdhëniet me Shqipërinë janë më keq se në kohën e Jugosllavisë.Kufiri është i hapur, por shpirti është i mbyllur.
Njerëzit takohen, por Albin Kurti i ndalon të duhen.
Administrata albinsekte e shtetit të Kosovës është kthyer në një agjensi anti-Shqipëri.
Ajo ndot plazhet dhe i tremb turistët duke i cuar në Greqi.
Që kur e njoh Kosovën nuk kam parë kurrë një sentiment më të fortë kundër shqiptarëve të Shqipërisë se sa sot.
Nga një parti e themeluar kundër Serbisë, Vetëvendosja e Albin Kurtit është kthyer në një parti kundër Shqipërisë.