Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili kishte iniciuar projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, iniciativë e mbështetur edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, është shpërblyer me post të drejtorit në Komunën e Deçanit, të qeverisur nga AAK.
Nasim Haradinaj, nuk kishte ngurruar edhe të konfrontohet me ambasadorin amerikan Greg Delawie, duke e quajtur palaço atë, vetëm pse ai kundërshtonte ashpër shfuqizimin e Speciales, shkruan gazetametro.net.
Në faqen zyrtare te Komunës së Deçanit janë publikuar emrat e të gjithë drejtorëve nga kryetari i saj, Bashkim Ramosaj.
Nasim Haradinaj është emëruar drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Nënkryetar të komunës edhe për një mandat është emëruar Sami Cacaj.
Drejtorët e emëruar janë:
Jashar Dobraj –Drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme
2 .Izet Zenuni –Drejtor i Drejtorisë për Mbrojte Shpëtim dhe Shërbime Publike
Qazim Maloku Drejtor i Drejtorisë për Arsim
Ramë Melaj –Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë
Halil Tolaj –Drejtor i Drejtorisë për Inspekcion
Betim Mataj –Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim
Faik Doda –Drejtor i Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport
Znj.Syzana Mustafaj Cenaj –Drejtoreshë e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa
Nasim Haradinaj –Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi ,Pylltari dhe Zhvillim Rural
Ibrahim Selmanaj –Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Agron Muslijaj –Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër
Shefe e protokolit znj.Dafina Cacaj