Edhe pse i ka mbushur të pesëdhjetat, Jennifer Lopez guxon që të zhvishet dhe të pozojë me krenari me të brendshme apo me bikini.
Për më shumë, imazhet e tilla i shpërndan në rrjetet sociale, ku ndiqet nga qindra miliona fansa.
Aktorja dhe këngëtarja e ka publikuar një fotografi në Instagram, në fakt është një autoportret fotografik, në të cilin ka pozuar vetëm me bikini.
50-vjeçarja e ka treguar edhe një herë suksesin e angazhimit të madh që bën në palestër për të pasur një figurë të tillë trupore.
“E relaksuar dhe e rimbushur”, është përshkrimin që këngëtarja ka zgjedhur për këtë postim.