E rëndë në Durrës, e bullizuan në Tik-Tok, nëna e tre fëmijëve i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në durrës, ku një 41-vjeҫare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, gruaja i ka dhënë fund jetës, duke pirë fotoksinë.

Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeҫarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona teë paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.

Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej.

Ende nuk dihet nëse shkak për të ndërmarrë aktin ekstrem,ka të bëjë me ҫështjen e Tik Tokut, apo ka pasur probleme të tjera.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet.

Të ngjashme