Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit. Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po […]
E rëndë në Elbasan, automjeti përplas për vdekje një 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit.
Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











