E rëndë në Lezhë, mbytet një tjetër pushuese nga Kosova në Shëngjin

| 15 Kor 2020 | 20:14 | Nga

Një 71-vjeçare nga Podujeva ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit.

Policia njofton se shtetasja Sh.L. është mbytur në detin e Shëngjinit në Lezhë.

Ishin pushuesit e tjerë që njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë.

Pavarësisht ndihmës së parë, 71-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. Sipas policisë 71-vjeçarja ishte banuese në Podujevë të Kosovës.

Ky nuk është rasti i parë që pushues nga Kosova humbin jetën në bregdetin shqipar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme