E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Krutje të Lushnjes, ku një person ka vrarë nënë e tij dhe ka plagosur rëndë të atin duke i goditur me sqepar.

Sipas mediave në Shqipëri, menjëherë pas krimit, autori Florian Dalladaku është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve të para, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe ka rrethuar zonën.

Të ngjashme