Një burrë është arrestuar në Klinë pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Ai sipas raportit të policisë e kishte rrahur gruan e tij dhe më pas kishte tentuar ta vriste duke e ngulfatur, shkruan lajmi.net.
Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht e me pas ka tentuar ta ngulfat bashkëshorten e tij–viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.