Është arrestuar një burrë nga Shtimja, pasiqë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe e ka larguar nga shtëpia me vajzat, njofton Klankosova.tv.
“Shtime 01.01.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare dhe të njëjtën e kishte larguar nga shtëpia me vajzat e saj.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.
Kurse me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.