E rrezikshme që ministri i Brendshëm shpall “tradhtarë” dy gazetarë eminentë

Prishtinë | 15 Kor 2023 | 15:44 | Nga Adriatik Kelmendi

Ministri i Brendshëm, ai i cili sipas Kushtetutës së Republikës e ka për obligim ta ruajë secilin qytetar, i etiketon si bashkëpunëtorë të Serbisë dy ndër gazetarët më të njohur në Kosovë.

Ministri i Brendshëm, i cili është rritur me protesta, bën propagandë kundër një proteste. Dhe atë protestës së thirrur nga çlirimtarët e vendit!

Ta mendojmë se në cilat vende të botës do të mund të shihnim një gjuhë të këtillë ndaj gazetarëve që guxojnë dhe qytetarëve që protestojnë? Jo në demokracitë që synojmë!
E tmerrshme në çfarë theqafje po rrëshqasim si shoqëri!

Çka nëse nesër dikush i sulmon fizikisht Vehbiun dhe Beratin për shkak se ministri – jo secili ministër, por ministri i Brendshëm – në vend se t’ua garantojë të drejtat kushtetuese të lirisë së fjalës dhe protestës, i ka shpallur armiq?!

E rrezikshme, e papranueshme!

Të ngjashme