“E sigurt në krahët e tu”- Luizi dhe Kiara emocionojnë me dedikimet kushtuar nëjri-tjetrit: Jam njeri tjetër kur…

Prishtinë | 09 Jan 2024 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

Dyshja u njohën, u dashuruan dhe u martuan në “Big Brother VIP”, ndërsa e vazhduan të bashkëjetonin së bashku pas daljes nga shtëpia.

Ndonëse ka kaluar një vit që nga romanca e tyre, dashuria dhe dedikimet që çifti i bëjnë njëri-tjetrit është po e njëjta.

Së fundmi ka qenë Kiara ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në krahët e Luizit, ndërsa krahas saj shkruan: “E sigurt në krahët e tu”.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe këngëtari shkodran i bëri një dedikim moderatores.

“Krejt njeri tjetër jam kur i këndoj Kiarës”- tha ai në videon e postuar në InstaStory.

Të ngjashme