Në fshatin Dubravë të Ferizajt një person është sulmuar fizikisht dhe i janë grabitur paratë.
Rasti ka ndodhur të enjten në 02:33 në Dubravë të Ferizajt.
“Viktima mashkull K/Ashkali ka raportuar se dy persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij e kishin sulmuar atë fizikisht dhe kishin grabitur para të gatshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin.