Një burrë është dërguar në QKUK pasi është sulmuar fizikisht nga tre persona.
Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa dy tjerë ende në kërkim policor.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Ferizaj 30.07.2023-22:45. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri prej tyre është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët gjenden në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”.