Presidenti rus, Vladimir Putin, shpesh përmend humbjen epike të Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të justifikuar pushtimin në Ukrainë.
Megjithatë, Putini po kryen disa nga të njëjtat gabime që dënuan pushtimin e Gjermanisë në Bashkimin Sovjetik më 1941 – ndërkohë që përdor “mashtrime dhe taktika të ngjashme me Hitlerin” për të justifikuar brutalitetin e tij, thonë historianët ushtarakë dhe studiuesit.
Lideri rus, i cili e portretizon veten si student i historisë, po ngec sepse nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme mësimeve të “Luftës së Madhe Patriotike”, shkruan CNN.
“Unë jam përpjekur ta kuptoj këtë për një muaj, sepse sado i tmerrshëm të jetë Putini, nuk mund të thuash kurrë se ai ishte i palogjikshëm” thotë Peter T. DeSimone, një profesor i asociuar i historisë ruse dhe Evropës Lindore në Universitetin Utica në New York.
“E gjithë kjo është e palogjikshme, dhe kjo është një gjë e frikshme. Kjo nuk është normale për ato që ai ka bërë në të kaluarën. Kjo është diçka që nuk ka kuptim në shumë nivele, dhe jo vetëm në lidhje me Luftën e Dytë Botërore”, u shpreh tutje ai.