Një çift nga fshati Patoqan i Epërm i komunës së Rahovecit kanë humbur jetën nga Covid-19. Bëhet fjalë për personat e moshës 70-vjeçare. Burrë dhe grua ishin prekur nga koronavirusi dhe brenda tre ditëve kanë vdekur. Gruaja më datë 21 gusht e burri më 23 gusht. E disa anëtarë të tjerë të kësaj familje po dyshohet se janë infektuar. Detaje për këtë rast ka dhënë për Express, drejtori për shëndetësi në komunën e Rahovecit
Një histori i trishtë ka ndodhur në komunën e Rahovecit para tre ditëve. Në fshatin Patoqan të kësaj komunë një çift ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.
Brenda dy ditëve burrë dhe grua rreth 70-vjecar kanë vdekur nga koronavirusi, ani së të njëjtit kishin pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.
Drejtori për Shëndetësi në komunën e Rahovecit, Samir Mustafa, ka konfirmuar për Express se çifti ishin të infektuar me koronavirus.
Tha se edhe shtatë anëtarë të kësaj familje gjatë ditës së djeshme janë tëstuar. Rezultatet për ta, sipas Mustafës pritet që të dalin së shpejti.
E në komunën e Rahovecit që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të Ministrstisë së Shëndetësisë kanë ndërruar jetë 19 persona. Ndërkohë 158 të tjerë janë infektuar. Nga ta 15 janë shëruar. E rasdte active janë 34.
Mëgjithëkëtë në Kosovë vazhdojnë të mbesin sheqësuese shifrat me personat që po vdesin si pasojë e infektimit nga Covid 19.
Në 24-orët e fundit, në vend janë shënuar edhe 13 vdekje të reja bnga Covid 19. Duke e çuar kështu numrin në 480 viktima.