Aktori i njohur i filmit “Game of Thrones”, Thor Bjornsson ka humbur vajzën e tij të porsalindur.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka treguar se e vogla e tij, Grace Morgan Hafthorsdottir lidni para kohe.
“Me pikëllim të madh njoftojmë lindjen e vajzës sonë Grace Morgan Hafthorsdottir e cila lindi më 8 nëntor në javën e 21.5 të shtatzënisë.
Ne zbuluam se zemra e saj kishte pushuar së rrahuri. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen tonë në këtë humbje apo lumturinë që mundëm të kalonim kohë me vajzën tonë.
Ajo është absolutisht e bukur, me qerpikë biondë dhe një buzëqeshje të vogël për mamin dhe babin. Dashuria që ndjejmë për të është e madhe. Trishtimi që ndiejmë do të jetë me ne përgjithmonë, por edhe dashuria.
Të gjitha shpresat dhe ëndrrat tona për të janë zhdukur, por e di që ajo do të jetë përsëri me ne. Shpirti i saj do të jetojë përmes nesh dhe vëllezërve e motrave të saj. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë, ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje të padurueshme. Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira dhe mbështetjen”, ka shkruar aktori.
Kujtojmë që aktori dhe bashkëshortja e tij Kelsey Henson janë prindër të një djali.