E turpshme: Nuk kishte si ta paguaj qiranë, pronari i një banese në Fushë-Kosovë e dëbon familjen

| 04 Maj 2020 | 19:53 | Nga

Një familje në Fushë Kosovë është dëbuar nga banesa sot, pasi nuk kishte mundësi të paguante qeranë.

E për këtë familje tani po kërkohet një zgjidhje nga komuna, ose njerëzit vullnetmirë për t’i ndihmuar që të mos mbesin në rrugë në këtë kohë.

Kjo është bërë e ditur përmes një faqeje në Facebook, ku iu është kërkuar ndihmë njerëzve.

Postimi i plotë:

‘’ Urgjente! Ju lutemi ndihmojeni! ?

Një familje në rrugën Dardania në Fushë Kosova është dëbuar nga banesa para iftarit sot, arsyeja nuk ka pas mundësi ta paguaj qiranë.

Lusim komunën, por edhe ata që kanë mundësi t`ia bëjnë një zgjidhje kësaj familje që të mos mbetet jashtë.

Ai i cili dëshiron ta ndihmoj, le të na shkruaj në mesazhe ne ja japim numrin dhe emrin e kryefamiljarit.

https://www.facebook.com/fushekosovaportal01/posts/140006477589182

Të ngjashme