Brezovica si çdo vit merr pamje përallore nga bora e madhe, duke tërhequr mijëra vizitorë nga shumë vende për ta vizituar e për të parë nga afër këtë vend mahnitës. Përveç qendrave të skijimit në këtë vend ndodhen edhe shumë restaurante të cilat qëndrojnë hapur për vizitorët, shkruan Gazeta Metro.
E përgjegjësit e këtyre restauranteve shpeshherë bëjnë gjeste të pahijshme. E njëjta ndodhi me disa persona të cilët kanë zgjedhur që mbeturinat e tyre t’i hedhin në mal, duke shkaktuar kështu ndotje të ambientit.
Në videon më poshtë shihen disa persona duke i hedhur këto mbeturina në ambient të hapur, gjë që ciilësohet mjaft e bezdisshme dhe shqetësuese