E veja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant, është duke e vuajtur shumë humbjen e bashkëshortit dhe vajzës 13-vjeçare, Gianna.
Legjenda e basketbollit dhe vajza e tij, Gianna, e humbën jetën në një aksident ajror me helikopter në Calabasas të Kalifornisë, së bashku me shtatë njerëz të tjerë.
Ndërsa burime pranë Vanessas kanë thënë se 37-vjeçarja është duke u përpjekur maksimalisht që ta përballojë situatën për tri vajzat tjera të saj, Natalia (17 vjeçe), Bianka (trevjeçare) dhe Capri (shtatëmuajshe).
“Mezi po arrin të mbahet. Nuk arrin ta përfundojë asnjë fjali pa qarë. Mirëpo, është duke u përpjekur që të përmbahet për vajzat tjera. Ajo tash duhet të bëhet e fortë”, ka thënë një burim për The Hollywood Gossip.
“Është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë dhe dëshpëruese për Vanessan dhe gjithë familjen”, ka thënë më tej burimi.