Argjentina tashmë ndodhet në një udhëkryq pas humbjes me Kroacinë me një rezultat 0-3.
Rruga drejt Botërorit tashmë është shumë e vështirë për Argjentinën dhe duhet të presë ndeshjen midis Islandës dhe Nigërisë që luhet sot në orën 17:00 për të mësuar vështirësit dhe shpresat që e presin.
Edhe pse duket e vështirë nuk është e pamundur që Argjentina të vazhdoj edhe më tej në këtë Botëror.
Islandë-Nigeri (nëse ndeshja del barazim)
Nëse ndeshja midis skandinavëve dhe afrikanëve do të përfundojë me një barazim, Leo Messi dhe shokët e tij mund të barazojnë në ndeshjen e fundit në grup (dhe jo domosdoshmërisht të fitojnë) me Nigerinë, por kjo vlen vetëm nëse Kroacia e mund Islandën me 4 gola dhe “Albiceleste” e gjejnë veten më mirë me golaverazh.
Islandë-Nigeri (nëse fiton Islanda)
Në anën tjetër, nëse fiton Islanda ndeshjen e sotme, atëherë Argjentina jo vetëm që do të duhet ta mundë Nigerinë, por do të duhet të shpresojë për një fitore të Kroacisë kundër Islandës dhe me një diferencë më të mirë golash.
Islandë-Nigeri (nëse fiton Nigeria)
Nëse Nigeria do të fitojë, Argjentina do të duhet të mundë afrikanët dhe të shpresojë që Kroacia, tashmë e sigurtë në vendin e parë të grupit, të paktën të marrë një barazim ndaj Islandës.
Në rastin e fitores së kësaj të fundit, për të sanksionuar kalimin e grupit do të ishte gjithmonë diferenca e golave të lartpërmendur.