“E vështirë ta kalosh jetën me një mashkull të vetëm”

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja Alesia Bami ka treguar nëse do të mund ta kalonte jetën vetëm me një mashkull.

Gjatë diskutimit  në emisionin “E diell”, Alesia tha se është e vështirë që të qëndrosh vetëm me një partner.

Bukuroshja zeshkane u shpreh se në ditët e sotme nuk është e lehtë të gjesh personin e duhur.

 “Është e vështirë të kalosh një jetë të tërë me një mashkull, siç është e vështirë për të gjetur personin e duhur për të kaluar gjithë jetën. Por nuk do të thotë se është e pamundur. Brezi jonë e ka më të vështirë sepse kemi më shumë punë, si edhe lirshmëria. Nuk ke kohë ta kalosh me partnerin dhe të gjitha këto të shtyjnë drejt ndarjes. Por nëse dy njerëz kanë dëshirën e mirë për ta ruajtur marrëdhënien, e bëjnë që të funksionojë dhe të zgjasë“, u shpreh Alesia Bami.

Të ngjashme