Një grua e moshuar e moshës 82-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në një kanal në afërsi të banesës së saj në Mamurras.
E moshuara ishte deklaruar e humbur që prej datës 11 gusht nga familjarët, ndërkohë që ajo u gjet rreth orës 14:30 të kësaj të hëne, pa shenja jete në kanal.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe.
Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën. Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj”, njofton policia./euronews.al/