Ishim mësuar që të kishim në historinë e futbollit “pushtime” të fushës së blertë nga tifozë të çmendur që duan foto me yjet e tyre, madje edhe të zhveshur, ose për kauza politike, por ajo çka ndodhi sot në finalen e Champions League është vërtetë e rrallë.
Vajza bionde me superforma që doli gati e zhveshur në fushën e blertë ku po luhej supersfida Totenham-Liverpool hyri në stadium për të promovuar një faqe pornografie.
Femra me forma të bollshme, edhe pse dukej e palestruar, mbante veshur një kostum plazhi që me emrin e një faqeje interneti ruse me materiale “me pullë të kuqe”, hyri në fushë gjatë 45 minutëshit të parë.
Modelja në fjalë është Kinsey Wolanski, e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, i cili është themeluesi i faqes pornografike që ajo mbante në bodyn e saj.
Ajo ka më shumë se 300 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon rregullisht foto të sajat gjysmë e zhveshur.
Edhe pse kanë edhe një kanal të dedikuar për materiale jo në kufijtë e pornografisë në Youtube, me gati 1.6 miliardë shikime, pronari Vitaly Zdorovetskiy njihet më së shumti si “VitalyzdTv” e ka qenë më parë si aktor i filmave “hot” në vitin 2011.