E zunë me cigare në vlerë prej 113 mijë euro, arrestohet një person në Bistricë

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person për “tregti të ndaluar”.

I dyshuari është ndaluar dje në fshatin Bistricë dhe në automjetin e tij kishte të ngarkuar 6850 boksa të cigareve të 11 llojeve të ndryshme në vlerë rreth 113.000 euro.

“Me datën 06.12.2023 rreth orës 21:10 njësitë kompetente policore në rrugën magjistrale Mitrovicë – Jarinje, konkretisht në fshatin Bistricë, kanë ndaluar automjetin e lartcekur, në të cilin ishin të ngarkuara rreth 6850 boksa të cigareve të 11 llojeve të ndryshme në vlerë rreth 113.000 euro (njëqind e trembëdhjetë mijë euro).”

Të ngjashme