Ed Sheeran është martuar në mënyrë sekrete me të fejuarën e tij Cherry Seaborn në Angli, rreth dy muaj më parë.
Dasma e tyre ishte shumë private me vetëm 40 të ftuar.
Madje në festën që u zhvillua në pronën private të Sheeran në Suffolk nuk ishte i ftuar asnjë nga fytyrat publike
“Ed është martuar disa ditë para festës së Krishtlindjeve. Ishte një festë shumë e qetë – të pranishëm ishin vetëm miqtë e tij të vjetër, familja e ngushtë dhe prifti”.
“Ai nuk donte vëmendjen e mediave dhe njerëzve të tjerë – ai donte diçka që do të ishte vetëm për ta, një dasmë shumë intime që zhvillohet në dimër. Është e mrekullueshme sepse ai është ylli më i madh i muzikës pop në botë dhe ka arritur të martohet krejtësisht në mënyrë sekrete”, ka thënë një burim pranë këngëtarit për revistën “The Sun”.
Kishte raportime se çifti donte të martohej me një dasmë të madhe por kjo revistë raporton se çifti megjithatë do të bëjnë një festë me shumë të ftuar.
Sipas “The Sun”, Sheeran dhe tashmë gruaja e tij gjatë verës do të organizojnë një ndejë me miqtë, përfshirë edhe Taylor Swift dhe ndoshta anëtarët e familjes mbretërore.