Tjetër lajm fantastik ka ardhur për Kosovën nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Notarja 16-vjeçare nga Kosova, Eda Zeqiri ka dalë e para në grupin e saj në 400 metra stil të lirë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo arriti ta përfundonte garën me kohë 4:38.02, shkruan Gazeta Express.
Ajo tani pret që të mësojë se a do jetë koha e saj e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale, ku marrin pjesë 8 sportistë.