Ederson mund të largohet nga City

Prishtinë | 29 Maj 2024 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Aventurës së portierit Ederson tek Manchester City, duket se po i vjen fundi.

Destinacioni i tij i radhës mund të jetë futbolli arab. Interesim ka nga skuadra e Al-Ittihad, që ka gati 25 milionë paundë për brazilianin.

Ederson ishte ndër shtyllat kryesore të lojës së Cityt.

Pas mbërritjes në Premierligë në vitin 2017, portieri brazilian kontribuoi në fitimin e gjashtë kampionateve, katër Kupave të Ligës, dy Kupave FA, dy Community Shields, si dhe në triumfin në Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Të ngjashme