Edhe 11 të vdekur e 185 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut nga pasojat e koronavirusit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi. Në Maqedoni të Veriut shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve vazhdojnë të jenë të larta.

Të shtunën është njoftuar për tetë të vdekur në Shkup dhe nga një në Kumanovë, Tetovë dhe Shtip. Më i riu prej të vdekurve ishte 53-vjeçar, kurse më i vjetri 78-vjeçar.

Të shtunën janë konfirmuar edhe 185 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut. Më shumë se gjysma e tyre (96) janë në Shkup. Në Strugë janë 20 raste të reja kurse në Tetovë janë konfirmuar edhe 14 raste.

Janë shëruar 41 pacientë, 29 prej tyre në Shkup.

Në Maqedoni të Veriut është kaluar shifra prej 5000 të infektuarve. Janë gjithsej 5005 raste në këtë vend. 1904 janë shëruar, 233 kanë vdekur, kurse numri i rasteve aktive është rritur në 2868.

Të ngjashme