Edhe 4 ditë afat për subvencionim të pajisjeve efiçiente, Kurti inkurajon për aplikim përfituesit e asistencës sociale dhe nënat vetushqyese

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar qytetarët, sidomos ata përfitues të asistencës sociale si dhe nënat vetushqyese, që të marrin mbështetje nga thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Kurti thotë se ky subvencionim do t’i ndihmojë qytetarët që të kalojnë dimrin më lehtë.

“Kanë mbetur edhe 4 ditë nga Thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila, pra, është e hapur për aplikim deri më 2 nëntor”, ka shkruar Kurti.

“Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane”.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë,

Kanë mbetur edhe 4 ditë nga Thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila, pra, është e hapur për aplikim deri më 2 dhjetor.

Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane.

Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë.

Thirrja e plotë: https://bit.ly/3AqR1Aa

Të ngjashme