Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 6raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.269.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 294 mostra, prej të cilave 6 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan”, ka njoftuar IKSHPK.