Edhe AAK-ja bojkoton adresimin vjetor të Presidentes Osmani në Kuvend

Prishtinë | 15 Dhj 2022 | 09:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupit Parlamentar i AAK-së ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku presidentja Vjosa Osmani do të mbajë adresimin e saj vjetor. 

Si arsye, AAK tha se Osmani ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saj unifikuese.

“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme