Ekonomia Online
FUNDIT

Edhe AAK-ja ndryshon statutin e partisë

Edhe AAK-ja ndryshon statutin e partisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sonte mbledhjen e Kryesisë. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se çështjet kryesore për të cilat është diskutuar kanë qenë zgjedhjet e brendshme dhe ndryshimet statutare. “Në vazhdën e procesit të reformave partiake, sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të […]

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sonte mbledhjen e Kryesisë.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se çështjet kryesore për të cilat është diskutuar kanë qenë zgjedhjet e brendshme dhe ndryshimet statutare.

“Në vazhdën e procesit të reformave partiake, sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fokus i diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme si dhe ndryshimet statutare”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.

“Aleanca ka nisë procesin e draftimit të Statutit me ndryshimet konform me reformën, përmes së cilës synohet konsolidimi i mëtejmë i partisë, si një promotore e politikave të qendrës së djathtë në vend”.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Të ngjashme