Aleanca Kosova e Re ka dënuar ashpër sulmin siç e ka quajtur, mizor, ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës.
AKR-ja kërkon nga organet kompetente që në mënyrë profesionale t’i kryejnë detyrat e veta dhe ta zbardhin këtë rast, i cili direkt është i orientuar kundër çdo qytetari të Republikës së Kosovës.
Liria dhe siguria e qytetarëve të vendit është dhe duhet të jetë ideali madhor i shtetit tonë, andaj AKR bën thirrje edhe tek klasa politike që të jenë të përgjegjshëm dhe të mendojnë për të ardhmen dhe sigurinë e fëmijëve në radhë të parë.
AKR është e përkushtuar të japë kontributin e vet në drejtim të zhvillimit të shtetit, garantimit të lirisë dhe sigurisë për qytetarët dhe prosperitetin ekonomik”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.