955 zyrtarë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.
Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kështu bëri të ditur i pari i AKK-së, Shaip Havolli.
“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë”, ka thënë i pari i AKK-së, Shaip Havolli.
Ai tregoi edhe për zyrtarët tjerë që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.
Disa nga zyrtarët qe do të kontrollohen janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari- Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani, Albin Kurti.