Edhe Ali Ahmeti kundër idesë së Thaçit, e quan “fushatë mediatike” korrigjimin e kufijve

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 20:14 | Nga

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar idenë për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo është më tepër imagjinare dhe fushatë mediatike.

“Kosova ka institucione stabile dhe të përgjegjshme, që dinë të drejtojnë dhe menaxhojnë dhe Kosova ka partnerët e vet, NATO-n, SHBA, BE-në. Ka një opozitë mirë të organizuar, kështu që tani për tani nuk mund të bëjmë një vlerësim derisa nuk ka materie”, ka thënë ai.

Sipas tij, perspektiva e vetme e rajonit është ajo euroatlantike.

“Rajoni është në rrugë të mbarë në integrimet integruese. Çështja e pazgjidhur akoma është në Serbi sa i përket demarkacionit dhe kjo duhet të ketë një epilog, që nuk është e lehtë”, ka thënë Ahmeti për televizionin publik.

Ndryshe, presidenti kosovar foli edhe sot për korrigjim të kufijve, duke falenderuar liderët e Luginës për angazhimin drejt atij qëllimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme