Subjekti politik Alternativa do të përkrah protestën e sotme të organizuar për dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, e cila është thirrur për në orën 18:00.
“Njëkohësisht bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që domosdoshmërisht të marrin pjesë në këtë protestë, për të shfaqur vendosshmërinë kundër gjyqësorit dhe shtetit të kapur”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
“Sundimi i ligjit, drejtësia pa ndikim politik, luftimi i korrupcionit janë baza e shtetit të mirëfilltë dhe njëkohësisht prioritet i Alternativës dhe si të tilla duhet të mbrohen”, përfundon njoftimi i Alternativës.
Pjesëmarrjen në protestë e kanë paralajmëruar edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate.