Thashethemet e fundit që po qarkullojnë nëpër blogjet teknologjike këtë javë kanë spekuluar se Apple është duke punuar në zhvillimin e një aplikacioni social të bazuar në kamerë, për të konkurruar me Snapchat dhe Instagram.
Më 25 gusht, Bloomberg ka raportuar që presioni i rënies të të hyrave të iPhone e ka shtyre kompaninë të hyjë në hapësirën e mediave vizuele sociale.
Pasi që është shumë e mundur që gjenerata e ardhshme e telefonave ‘smart’ do t’i jap prioritet gjuhës vizuale ndaj asaj të tekstit, kjo lëvizje nga Apple mund të jetë një lëvizje e qëlluar duke ditur edhe se Facebook dhe Google kanë vazhduar të rriten në ndikimin e tyre.
Sipas Bloomberg, Apple do të mbështetet në stafin e Final Cut Pro dhe iMovie për të ndërtuar aplikacionin e videos i cili do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë përmbajtje më interesante.