Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dje është tërhequr nga monitorimi i konkursit për përzgjedhjen e kryeprokurorëve dhe anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Pas kësaj, sot zëdhënësja për media pranë Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhivalj ka thënë se edhe BE-ja ka vendosur që të mos monitorojë këtë konkurs deri në kohën kur i tërë procesi të rishikohet.
“I kemi vënë re shqetësimet e shprehura nga SHBA-ja. Edhe BE-ja i ka shqetësimet e veta dhe gjithashtu ka vendosur të mos monitorojë deri në kohën kur i tërë procesi të rishikohet dhe të kryhet në vijë me ligjet dhe rregullat përkatëse”, tha ajo për “Zërin”.