Edhe Benzema largohet nga Reali?

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 09:37 | Nga

Milani ka bërë një ofertë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Tuttosport shkruan se Milani është gati të paguaj 70 milionë euro për të realizuar transferimin e francezit.

Sidoqoftë, shitja e Moratas mund të komplikojë këtë punë duke parë mungesën e opsioneve në sulm te Reali.

Benzema është zgjedhja e parë e Zidanes, i cili nuk dëshiron ta humbasë bashkëkombasin e tij.

Nga ana tjetër zyrtarë të Realit besojnë se ky është momenti të shitet për një shumë të lartë Benzema, duke parë që Milani s’ka të ndalur në afatin kalimtar.

Milani po kërkon një top sulmues për të kompletuar afatin kalimtar veror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme