Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është pritur në takim zyrtar në Tiranë nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes dy ministrive.
Matoshi mes të tjerash foli edhe për iniciativën e fundit për pastrimin e Kosovës (15 shtator – 15 dhjetor), njofton Klan Kosova.
Klosi shprehu gatishmërinë e tij për realizimin e projekteve të përbashkëta, siç parashihen edhe në memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar mes dy ministrive në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive.
Në fund, të dy ministrat u dakorduan që të zhvillojnë një aksion të përbashkët në Kosovë më 15 shtator, në ditën e parë të aksionit tremujor për pastrimin e Kosovës.