Edhe brendet luksoze ndalin prodhimin

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Bentley dhe Jaguar Land Rover i janë shtuar listës së kompanive që kanë ndalur prodhimin e veturave në Britani të Madhe për shkak të shpërthimit të Coronavirusit.

Land Roveri do të ndalë prodhimin në Britani nga java e ardhshme, sikurse që ka mbyllur fabrikën në Sllovaki, ndërsa në Brazil e Indi do të punojnë akoma. Për fabrikat e mbyllura, prodhimi pritet të nisë më 20 prill, nëse nuk ka masa të reja.

Bentley po ashtu ka vendosur të ndalë prodhimin për katër javët e ardhshme.

Lajmi për këto dy brende vjen pak ditë pasi Rolls-Royce mori vendim të ngjashëm. Shumë brende të tjera në botën e automobilave tashmë kanë ndalur përkohësisht prodhimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme