Pas kryetarit Visar Ymeri, edhe nënkryetari Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo detyrë, si dhe pozitat e tjera drejtuese në Vetëvendosje.
Sejdiu në një letër drejtuar partisë, e që e ka siguruar Telegrafi bën të ditur se dorëheqje të parevokueshme ka dhënë nga posti i nënkryetarit të parë, Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes.
Sejdiu, i cili është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se veprimin e tij politik do ta vazhdojë si deputet dhe anëtar i Vetëvendosjes në përputhje me bindjet e tij.
Dardan Sejdiu ka qenë nënkryetar i Prishtinës dhe konsiderohet si njeriu më i afërt i kryetarit Shpend Ahmetit; dhe bashkë me Visar Ymerin e Dardan Molliqajn do ta përbënin bërthamën e grupacionit të ri që ka gjasa të ndahet nga Vetëvendosje.