Ambasada e SHBA-së në Beograd i ka refuzuar vizën Shefit të Shtabit të Përgjithshëm – Ljubisha Dikoviq.
Ambasada nuk ka dashur të konfirmojë pohimet për refuzimin e vizave, duke iu referuar Aktit të Emigracionit dhe Shtetësisë që ndalon komentimin e rasteve individuale në lidhje me lëshimin e vizave.
Shkaku i mosdhënies së vizës këtij gjenerali serb është se ky mori pjesë në stërvitjen ushtarake “Zapad 2017”, gjatë vizitës së tij në Rusi dhe Bjellorusi nga data 14 shtator deri më 20 shtator në fushën e Luzhskit, raporton gazeta Danas, transmeton Klan Kosova.