Ai vjen nga lista e Partisë Demokratike për të zëvendësuar Flamur Nokën si deputet në Qarkun e Kukësit.
Pak ditë më parë Zeneli dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.
Kujtojmë qe Zeneli mori pjesë edhe në protestën e 5 marsit.
Ndërsa po sot pas debateve mes kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri dhe anëtarit Denar Biba për të tejkaluar rastin e lënies së mandatit nga deputetja Valentina Duka nga PD, pasi dy femrat që i takon mandati i saj nuk kanë kthyer përgjigje, një tjetër deputet i shtohet Parlamentit.
Ervin Salianji është zëvendësuar kështu nga Ligoraq Karamelo që ndodhej në listë nën siglën e PBDNJ.
Mesditën e sotme u vendos edhe një tjetër kandidat në pritje i LSI për të marrë mandatin e deputetit, duke dorëzuar pranë KQZ formularin e dekriminalizimit.
Ralf Gjoni ka dorëzuar formularin e plotësuar në KQZ , nga ku pritet më pas të marrë mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës.
Kujtojmë se Gjoni ka qenë ish-Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po kështu pak ditë më parë, kur delegacioni i PE vizitoi Tiranën, ai zhvilloi një takim me raportuesin për Shqipërinë në BE, Knut Fleckeinstein çka u pa si sinjal i qartë se do të hynte në parlament.