Edhe dy nxënës mbesin të vdekur në të shtënat drejt autobusit

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

(E plotësuar) Ka shkuar në tre numri i të vrarëve nga të shtënat me armë në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan.

Siç raportojnë mediet, në vend të ngjarjes ka vdekur shoferi i autobusit, ndërsa më vonë, si pasojë e plagëve, edhe dy të rinj, të lindur më 2003, përkatësisht 2004.

Besnik Ibraj, shef i Emergjencës në Pejë, ka konfirmuar vrasjen e tre personave, si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të autobusit në Gllogjan të Deçanit të premten në mbrëmje.

Sulmohet me kallashnikov autobusi afër Gllogjanit, vritet shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në afërsi të Gllogjanit të komunës së Deçanit, ku ka pasur gjuajte me kallashnikov në drejtim të një autobusi që po udhëtonte nga Deçani në drejtim të Gllogjanit.

Paparaci nga burimet e veta ka mësuar se në këtë autobus si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i automjetit, ndërsa ka dhe të plagosur.

Sipas disa burimeve të tjera, të plagosur janë 3 nxënës që ndodheshin në autobus.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Të ngjashme